BERLIN (Gjermani) – Kancelari Scholz dhe krerët e shtetit takohen për të diskutuar politikën e refugjatëve.
PEKIN (Kinë) – Konferencë për shtyp mbi ekonominë e Kongresit Kombëtar të Popullit (NPC).
MOSKË (Rusi) – Vizitë e shefit të IAEA-së, Rafael Grossi, me takim të mundshëm me Vladimir Putinin.
LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Prezantimi në Parlament i buxhetit të pranverës dhe parashikimeve të reja ekonomike nga ministri i Financave, Jeremy Hunt.
BUKURESHT (Rumani) – Kongresi i Partisë Popullore Evropiane (EPP), i cili duhet të emërojë Ursula von der Leyen si kryetare të listës për zgjedhjet evropiane.
VARSHAVË (Poloni) – Demonstrata e fermerëve.
PARIS (Francë) – Samiti i kryetarëve të Asamblesë Kombëtare.
LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Shitja e artit modern në Sotheby’s, përfshirë një Francis Bacon të vlerësuar në pesë milionë paund.
KOROLIOV (Rusi) – Pritet verdikti për një gazetar lokal që denoncoi ofensivën në Ukrainë.
HAGË (Holandë) – Kryeministri francez Gabriel Attal takohet me homologun e tij holandez, Mark Rutte.
UASHINGTON – Dëgjimi i kryetarit të Fed-it, Jerome Powell, përpara një komiteti të Dhomës së Përfaqësuesve.
OKB – Mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Afganistan.
BRAZILIA (Brazil) – Vizitë e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez.
BOGOTÁ (Kolumbi) – Opozita bën thirrje për një marshim kundër qeverisë për të protestuar ndaj reformave në sistemin shëndetësor dhe të pensioneve.
BOGOTÁ (Kolumbi) – Botim pas vdekjes i romanit të pabotuar nga Gabriel García Marquez “En Agosto Nos Vemos”./ a.jor.























