Ballina Flash

Sheshi “Nënë Tereza” Shkodër pajiset me ndriçim LED dhe semaforë

TIRANË, 5 mars /ATSH/ Në sheshin “Nënë Tereza” në Shkodër po punohet për ndryshimin e sistemit të ndriçimit nga ai që ka qenë deri tani, në  sistemi e ri me ndriçim LED me kursim energjie.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci njofton se përveç ndriçimit po punohet për një zgjidhje për lehtësimin e lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve në këtë zonë të populluar të qytetit, ku do të vendosen semaforë.

Puna e bashkisë Shkodër vazhdon në të gjithë territorin e saj jo vetëm në lirimin e hapësirave publike, por edhe me investime të munguara në infrastrukturën e kësaj bashkie, për lehtësimin e lëvizshmërisë së këmbësorëve dhe mjeteve. Pastërtia në të gjithë territorin e veçanërisht në zonat turistike, është prioritet i punës së bashkisë, si domosdoshmëri jo vetëm për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve e të mjedisit, por parakusht për zhvillimin e turizmit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINEMA – Oscar i beson sërish Jimmy Kimmel-it!
Artikulli tjetërLlatja: “Dita e Verës”, një sërë aktivitetesh për të mos humbur në Elbasan