Ballina Flash

Parashikimi i motit, 4 mars 2024

TIRANË, 4 mars/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale të herëpasherëshme kthjellimi. Pas orëve të mesditës, vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.

Përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht përgjatë ultësirash perëndimore, reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar shoqëruar hera herës me shkarkesa elektrike. Parashikohet mjegull / mjegullinë në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era shfaqet intensive me shpejtësi 12-17m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-5 ballë. Pas orëve të mesditës drejtimi i erës të jetë juglindje –jugperëndim me shpejtësi1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-10m/sek.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/18 Re shi diell
Kukës 7/17 Re shi diell
Lezhë 6/16 Re shi diell
Dibër 2/17 Re shi diell
Durrës 8/23 Re shi diell
Tiranë 11/23 Re shi diell
Elbasan 7/21 Re shi diell
Berat 8/21 Re shi diell
Vlorë 9/22 Re shi diell
Korçë 0/16 Re shi diell
Gjirokastër 4/21 Re shi diell
Sarandë 8/21 Re shi diell

  

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKledi Disha shpallet kampion bote në peshat e lehta MMA
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/3/2024