TIRANË, 2 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me alternime vranësirash e kthjellimesh. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e mbrëmjes vonë pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit.
Era pritet të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 8/16 | Re shi diell |
| Kukës | 5/13 | Re shi diell |
| Lezhë | 9/15 | Re shi diell |
| Dibër | 4/13 | Re shi diell |
| Durrës | 9/18 | Re shi diell |
| Tiranë | 8/18 | Re shi diell |
| Elbasan | 7/17 | Re shi diell |
| Berat | 7/18 | Re shi diell |
| Vlorë | 8/16 | Re shi diell |
| Korçë | 3/18 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 7/15 | Re shi diell |
| Sarandë | 7/17 | Re shi diell |























