Ballina Ekonomi

Gonxhja: Inteligjenca Artificiale, perspektivë e re për zhvillimin e sipërmarrjeve

TIRANË, 23 shkurt /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë në takimin “Tirana Beer Tech” ku ishin të pranishëm ekspertë të inteligjencës artificiale, me një sërë kompanish sipërmarrëse të teknologjisë dhe aktorësh të start-up/inovacionit në Shqipëri.

“Kënaqësi të dëgjonim Dror Gill, konsulent i Generative AI, që ndihmon organizatat të përdorin AI për të rritur eficiencën dhe përshpejtuar veprimtarinë e tyre, si një tech-executive me një përvojë tridhjetëvjeçare, në kompani lider izraelite të teknologjisë së lartë, bashkëshpikës i 37 patentave, dhe fitues i çmimit Emmy për Teknologji dhe Inxhinieri në vitin 2021”, u shpreh Gonxhja.

Gonxhja tha se, Gill ka përvojë të gjerë në trajnimin e ekzekutivëve dhe punonjësve të ChatGPT dhe teknologjive të tjera Generative AI.

Ka zhvilluar prezantime dhe leksione të shumta në Izrael e në Europë.

“AI vjen sot si një perspektivë e re e cila shkon përtej kufijve të zakonshëm për të eksploruar dhe për të arritur më shumë në fushën e inovacionit”, u shpreh ministri Gonxhja.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjykata vendos detyrim paraqitje për 4 protestuesit, Bardhi: Kemi kallëzuar në AMP dhunën policore
Artikulli tjetërVeliaj: Protestë në Tiranë, të solidarizohemi me popullin ukrainas