Ballina Bota

BRAZIL – G20-a diskuton për Ukrainën dhe Gazën ​

RIO DE ZHANEIRO, 21 shkurt /ATSH-ANSA/ – Mes dy luftërave në dy kontinente, ministrat e Jashtëm të G20 do të takohen në Rio de Zhaneiro për bisedime.

Takimi do të zhvillohet vetëm disa ditë para përvjetorit të dytë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Rusia, e cila është anëtare e G20-s, do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov.

Grupi G20 i ekonomive të zhvilluara dhe atyre në zhvillim përfaqëson afërsisht 80% të prodhimit ekonomik të botës dhe 60% të popullsisë së botës.

Brazili aktualisht mban presidencën e radhës.

”Takimi do të fokusohet gjithashtu në qasjet për reformimin e sistemit ndërkombëtar”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane.

Gjithashtu do të trajtohen temat e qëndrueshmërisë dhe çështjet klimatike./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmnistia, Nallbati: Propozimi im nuk parashikon faljen e zyrtarëve të korruptuar
Artikulli tjetërQendra e re e shërbimeve të transportit rrugor në Mat eliminon vajtje-ardhjet për 15 mijë shoferë