Ballina Aktualitet

KPK, seancë dëgjimore me prokurorin e Durrësit, Gëzim Copa

TIRANË, 20 shkurt /ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, Gëzim Copa, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Procesi i tij i vetting-ut po kryhet nga trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Alma Faskaj, Pamela Qirko.

Gëzim Copa ka punuar në vitet 2009-2014 në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) në detyrën e ndihmësinspektorit dhe më pas si sekretar i përgjithshëm. Ai është emëruar prokuror në vitin 2015, fillimisht në Pukë dhe më pas në Prokurorinë e Kavajës. Ai e ushtron aktualisht funksionin në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm të Durrësit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRAZIL – Vieira: I papranueshëm reagimi izraelit ndaj presidentit Lula
Artikulli tjetërI mori 25 mijë euro me premtimin se do të ndikonte tek gjyqtarët, SPAK dërgon në hetim avokatin