TIRANË, 20 shkurt/ATSH/ Në muajin janar të këtij viti numërohen 162 aksidente rrugore.
Sipas raportit të Institutit të Statistikave, për këtë periudhë, numri i të aksidentuarve rezulton 229 persona.
Të dhënat tregojnë se aksidentet rrugore, në 84 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, ndërsa në 16 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.
Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha 25-34 vjeç, duke zënë 26.5 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Në muajin janar 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e martë me 19.1 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur ditën e premte me 10.5 %.
Në muajin janar 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 12:00-14:00 duke zënë 20.4 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

/r.e/






















