Ballina Aktualitet

Caka: Çdo shqiptar, shumë arsye për të protestuar

TIRANË, 20 shkurt /ATSH/ Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka u bëri sot thirrje qytetarëve që të protestojnë.

Në një deklaratë për mediet, Caka theksoi se, çdo shqiptar ka një mijë e një arsye për të protestuar.

Sipas saj qeveria ka thyer çdo premtim që ka bërë përpara se të vinte në pushtet.

“Nëse ke qoftë edhe një arsye, sado e vogël dhe e parëndësishme mund të të duket, dil e protesto! Dil sot e protesto, eja, sepse shumë shpejt ajo arsye e vogël do kthehet në një problem shumë të madh e të pazgjidhshëm”, tha Caka.

“Kur padrejtësinë e shkakton vetë pushteti, me dashje, mos ki shpresë se ata do reflektojnë e do ta rivendosin të drejtën tënde. Bëhu ti ai që zgjidh dhe zgjedh”, theksoi Caka.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOD-i zhvillon në Vlorë takim letrar kushtuar poetit Ali Asllani
Artikulli tjetërBeci: Rikualifikim bllokut të pallateve në rrugën “Isuf Sokoli”