Ballina Flash

FUTBOLL – Mbappe kontratë pesëvjeçare me Realin e Madridit

MADRID, 19 shkurt /ATSH-DPA/ – Sulmuesi francez Kylian Mbappe ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Real Madridin nga 1 korriku e tutje si një transferim i lirë nga Paris Saint-Germain.

Fituesi i Kupës së Botës 2018 Mbappe informoi mbi vendimin presidentin e PSG-së Nasser Al-Khelaifi javën e kaluar në një takim i cili u zhvillua në një “atmosferë të përzemërt”.

Mbappe, i cili iu bashkua PSG-së në vitin 2017 nga Monaco, do t’i kishte kërkuar PSG-së që të mos i bënte më oferta sepse ai nënshkroi te Real Madrid.

Marca tha se marrëveshja ka qenë në fuqi për dy javë.

Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për marrëveshjen. Mbappe tha në fillim të janarit se nuk kishte vendosur për të ardhmen e tij./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMete: Të ardhurat, rritje me 70.6 miliardë lekë në 2023-shin
Artikulli tjetërMinistrat e Jashtëm të FPP: T’i jepet fund persekutimit sistematik gjinor në Afganistan