Ballina Flash

DPSHTRR, një institucion miqësor ndaj kafshëve

TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është një institucion miqësor ndaj kafshëve. Një nga postimet e fundit të këtij institucioni në rrjetet sociale i kushtohet këtij fakti, përmes një albumi fotografik, ku protagonistin e bëjnë miqtë e vegjël katërputroshë.

“Mikpritja e shoqëruesve me miqtë e tyre me gëzof ndihet në çdo vizitë të tyren, në çdo ambient shërbimi”, shkruhet në faqen online të DPSHTRR-së.

Institucioni shkruan se, duke e ditur që miqtë me gëzof janë pjesë e familjes, ka përkushtim që çdo vizitë aty, të kthehet në një përvojë miqësore si për njerëzit, ashtu edhe për kafshët, përmes krijimit të hapësirave të përshtatshme dhe një kulture stafi unike.

DPSHTRR mirëpret në çdo Drejtori Rajonale por duke kërkuar mirëkuptim në plotësimin e kushteve të higjienës dhe sigurisë për të gjithë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMblidhet grupi i PS-së, Çuçi: Marrëveshja Rama-Meloni dhe Amnistia Penale të enjten për votim në Kuvend
Artikulli tjetërGjergji: Të merren masa për ofrimin e shërbimeve në Urgjencën e QSUT