Ballina Flash

Zhvillohet në Kuvend seanca e tretë e programit edukues “Këndvështrimi im”

TIRANË, 16 shkurt/ATSH/ Në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë është zhvilluar këtë të premte seanca e tretë e programit edukues “Këndvështrimi im”, me nxënësit e shkollës së mesme “Turgut Ozal”.

Sipas njoftimit të Kuvendit mbledhja u zhvillua nën drejtimin e deputetes Andia Ulliri.

“U zhvillua sot seanca e tretë e programit edukues “Këndvështrimi im” me nxënësit e shkollës së mesme “Turgut Ozal”. Deputetët për një ditë propozuan dy nisma: “Shtimin e përfaqësive diplomatike” dhe “Krijimin e Institutit të Memories për periudhën e Regjimit Komunist””, bën të ditur Kuvendi.

“Në fund të procesit të votimit u arrit miratimi i dy projektligjeve me shumicë votash. “Këndvështrimi im” është një program edukues i Kuvendit të Shqipërisë, i cili zbatohet në kuadër të projektit PACEP II, mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), së bashku me partnerët e Institutit Demokratik Amerikan”, përfundon njoftimi.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeidani: Maqedonia e Veriut, partner, aleat dhe bashkudhëtar në proceset e integrimit
Artikulli tjetërBERLIN – Herzog dhe Steinmeier diskutojnë luftën në Gaza