Ballina Flash

INTERPOL nxjerr urdhërarreste ndërkombëtare për të gjithë terroristët e Banjskës

TIRANË, 16 shkurt/ATSH/ Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla bën të ditur se selia qendrore e INTERPOL-it e ka njoftuar se janë futur në sistemin e urdhërarrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Lajmi bëhet i ditur nga KosovaPress.

Ministri Sveçla tha se ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila sipas tij është duke strehuar dhe akomoduar terroristët, i dorëzon tek autoritet e Kosovës për t’u përgjigjur para drejtësisë.

“Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë rreshter Afrim Bunjaku, është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjashme terroriste”, shkroi Sveçla.

Më 6 dhjetor të vitit të kaluar, INTERPOL-i pati lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për terroristin Milan Radoiçiç, i cili pati deklaruar se kishte udhëhequr sulmin terrorist të 24 shtatorit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomandanti i trupave amerikane në Kosovë: Jemi të gatshëm kundër dhunës
Artikulli tjetërBalluku viziton bujtinën “Çeliku” në Klos, sjell shembullin e të riut që po ndjek shkollën e kulinarisë