Ballina Aktualitet

Kuvendi miraton ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit

TIRANË, 15 shkurt /ATSH/ Kuvendi u mblodh sot në seancë plenare dhe miratoi një sërë projektligjesh të rëndësishme, ndërkohë që deputetët e opozitës në sallë vijuan qëndrimin bllokues.

Kuvendi miratoi me 72 vota pro projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, te ndryshuar.

Gjithashtu me 74 vota pro u miratua projektligji “Per një shtesë në ligjin “Për festat zyrtare e ditët perkujtimore”, të ndryshuar.

Ndërsa u miratuan edhe dy projektvendime: “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Statistikave, INSTAT” dhe “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë jo të plotë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Në rend të ditës ishte parashikuar edhe interpelanca e kërkuar nga deputetë e PD-së me kryeministrin Edi Rama.

Kryetarja e Kuvendit njoftoi se për shkak të agjendës jashtë vendit, këtë detyrë kryeministri Rama ia ka deleguar ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

PD kërkoi praninë e Ramës, duke thënë se ai nuk mund të fshihet pas Blinken dhe Spiropalit. Pasi u kalua në votim, Basha me grupin e tij të deputetëve u larguan nga salla.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiller: Me Kurtin do të përpiqemi me diplomaci, nuk duam ta parashikojmë ndonjë hap specifik
Artikulli tjetërCara: Ambulanca e re i shtohet flotës së automjeteve të spitalit të Laçit