Ballina Flash

Karta e Studentit në Universitetin e Korçës, Peleshi: Akses falas në shërbime të ndryshme

TIRANË, 9 shkurt /ATSH/ Karta e Studentit së shpejti do të jetë një mbështetje për studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë, duke lehtësuar barrën financiare për produkte e shërbime të ndryshme.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, deputet i Qarkut Korçë, shkroi në rrjete sociale se, “një marrëveshje e re është nënshkruar mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Korçës, për të siguruar Kartën e Studentit”.

“Kjo kartë do të ofrojë tarifa të reduktuara dhe akses falas në shërbime të ndryshme në qytet, duke e bërë jetën e studentëve më të lehtë dhe më të favorshme”, tha Peleshi.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj: Anëtarësimi i Kosovës në NATO forcon paqen e sigurinë në rajon
Artikulli tjetërMashtrimi me kriptovalutat, SPAK dërgon për gjykim 5 persona