Ballina Bota

MUZIKË – Sanremo 2024 thyen rekordet e audiencës

SANREMO, 7 shkurt /ATSH/ – Festivali i pestë i Sanremos i drejtuar nga Amedeo Sebastiani (Amadeus) ka regjistruar një audiencë mesatare prej 10,5 milionë shikuesish me një përqindje prej 65,1%.

Për të gjetur një rezultat më të lartë të audicionit duhet të ktheheni 28 vjet pas, në vitin 1995, kur Festivali i organizuar nga Pippo Baudo me Anna Falchi dhe Claudia Koll mori 65,15% të audiencës.

Vitin e kaluar, mbrëmja e parë e Sanremo 2023 kishte marrë mesatarisht 10 milionë shikues me një përqindje prej 62,4.

Kulmi në vlerat absolute të mbrëmjes së parë të Sanremo 2024 u arrit në orën 22:09, kur Daniela Di Maggio, nëna e Giovanbattista Cutolo, doli në skenë, me 16 786 000 spektatorë para ekranit.

Shikueshmëria arriti kulmi edhe në orën 00:15 me 70,1% kur Big Mama performoi në skenë./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Gara ndërkombëtare për projektide arkitekturore për EXPO ALBANIA, e hapur deri më 12 shkurt
Artikulli tjetërEuroja forcohet ndaj lekut, bie dollari