Ballina Ekonomi

Euroja forcohet ndaj lekut, bie dollari

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën monedha vendase lek, forcoi pozitat në raport me dollarin amerikan dhe u zhvlerësua me euron, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 96,75 lekë ose 0, 27 lekë më pak dhe euroja i ka forcuar pozitat me 0,04 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 104,17 lekëve.

Në pozita të kundërta në këmbim me lekun, paraqiten sot edhe paundi britanik e franga zvicerane. Monedha britanike këmbehet me 122. 22 lekë ose 0, 55 lekë më shumë, ndërsa  franga zvicerane krahasuar me ditën e martë, zbriti me 0.18 lekë dhe këmbehet me 111,02 lekë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 96.75 -0.27
Euro EUR 104.17 +0.04
Poundi Britanik GBP 122.22 +0.55
Franga Zvicerane CHF 111.02 -0.18
Jeni Japonez (100) JPY 65.36 +0.12
Dollari Australian AUD 63.10 +0.10
Dollari Kanadez CAD 71.79 +0.11
Korona Suedeze SEK 9.23 +0.08
Korona Norvegjeze NOK 9.13 +0.06
Korona Daneze DKK 13.97 +0.02
SDR SDR 129.27 -0.36
Ari (OZ 1) XAU 196694.87 +280.30
Argjendi (OZ 1) XAG 2151.82 -8.55
Juani Kinez (onshore) CNY 13.45 -0.04
Juani Kinez (offshore) CNH 13.42 -0.05
Lira Turke TRY 3.16 -0.01

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMUZIKË – Sanremo 2024 thyen rekordet e audiencës
Artikulli tjetërRatifikimi i marrëveshjes, Manastirliu: 30 bursa për studentët e Kosovës, bashkëpunim për kërkimin shkencor