Ballina Ekonomi

Kursimet në lekë u zgjeruan me 27 miliardë lekë

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se ecuria e depozitave në lekë në dhjetor 2023 shënoi tregues pozitivë për të dytin muaj radhazi.

Sipas BSH-së, stoku i kursimeve në monedhën vendase në dhjetor arriti në 579 miliardë lekë, me një rritje prej 2.5 % më krahasim me muajin e mëparshëm, ose 14 miliardë lekë më shumë (rreth 125 mln euro). Edhe në nëntor, kursimet në lekë u zgjeruan ndjeshëm, me rreth 17 miliardë lekë, më e larta që nga dhjetori 2021.

Në ecurinë pozitive të kursimeve në lekë ndikuan individët, që shtuan kursimet e tyre pa afat në banka, që sollën 75% të rritjes. Ndikimi i dytë më i lartë erdhi nga korporatat jo financiare publike.

Me bazë vjetore, depozitat në lekë u rritën me 5 %, ose 27 miliardë lekë më shumë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkodra, qyteti që i feston karnavalet që prej 1860-ës
Artikulli tjetërKredia për ekonominë u rrit me 47.7% në dhjetor 2023