Ballina Aktualitet

KQZ plotëson vakancat në 7 këshilla bashkiakë

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka plotësuar vakancat me anëtarë të Këshillave Bashkiakë duke shpërndarë mandatet për Bashkitë Belsh, Shijak, Rrogozhinë, në Kurbin, në Sarandë, në Has dhe Lezhë.

Pas verifikimit të kandidatëve, KQZ refuzoi kandidaturën e PDIU-së për anëtarin e Këshillit Bashkiak në Shijak, Qazim Bici.

Pas verifikimit nga Prokuroria e Përgjithshme, Bici rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë 6 vjet burg në Itali për trafik droge në vitin 2001.

Bici në vetëdeklarimin e bërë nuk kishte treguar 3 emrat e tjerë si Ardian Harukaj, Gëzim Shala dhe Fabrizio Albartini që kishte përdorur për të bërë trafik.

Ndërkohë, KQZ plotësoi vakancat në Këshillin e Bashkisë Belsh me kandidatin e PS-së, Erjon Qafa; në Këshillin e Bashkisë Shijak me kandidatin e PS-së Mimoza Xhihani; në Këshillin e Bashkisë Rrogozhinë me kandidatin e subjektit PD , Merilin Saraçi; në Këshillin e Bashkisë Lezhë me kandidatin e PSD-së, Elton Bilani; në Këshillin e Bashkisë Lezhë me kandidatin e PSD-së, Argert Përkola; në Këshillin e Bashkisë Kurbin me kandidatin e PR, Hilmi Vuthaj; në Këshillin e Bashkisë Sarandë me kandidatin e Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, Indi Rrapaj; në Këshillin e Bashkisë Has me kandidatin e Partisë Socialiste, Shefqet Dauti.

Po ashtu, KQZ dërgoi për verifikim në Prokurori edhe kandidatin e PSD-së për anëtar në Këshillin e Bashkisë Lezhë, Erin Gjoni.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUSAID mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, përmes përmirësimit të konkurrueshmërisë në bujqësi
Artikulli tjetërRama-Koçiu: Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, pajisje të teknologjisë së lartë dhe digjitalizim i zinxhirit dhurues-pacient