Ballina Flash

Stano: Lajçak po punon për të çuar përpara dialogun

BRUKSEL, 29 janar/ATSH/- Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova që të shtyjë afatin për zbatimin e vendimit të BQK-së, për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në konferencë për medie, bëri thirrje për një periudhë të mjaftueshme tranzitore që do të mundësohet gjetja e një zgjidhje të negociuar për këtë çështje specifike.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Stano tha se përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak po bënë përpjekje për të çuar përpara dialogun.

“Bisedimet e sotme me presidentin Vuçiç dhe bisedimet e nesërme me homologët në Prishtinë, janë pjesë e mandatit të tij, janë pjesë e punës dhe përpjekjeve të tij të vazhdueshme në drejtim të ndihmës së të dyja palëve për të çuar përpara dialogun”, theksoi Stano. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërndjekja e një poeme që lindi në burgun e Burrelit nga Uran Kostreci
Artikulli tjetërBELGJIKË – Fja: Fermerët po përgatiten për bllokadën totale të Brukselit