Ballina Aktualitet

Rama: Pamje plot energji nga pista e skive në Dardhë

TIRANË, 29 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama solli pamje nga pista e skive në Dardhë që është një prej atraksioneve që mbledh turistë të shumtë në këtë periudhë të vitit.

Rama solli pamje që i cilësoi “plot energji” nga pista e skive në Dardhë, pjesë e buqetës së aktiviteteve turistike të ofruara gjatë dimrit në Korçë.

Korça mbledh edhe në dimër një numër të madh vizitorësh pasi oferta turistike është e mjaft e larmishme.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërfundon restaurimi i Kishës së “Shën Kollit”, pranë Antigonesë
Artikulli tjetërFSHF dënon dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Xhuljan Bacaj në ndeshjen Luzi 2008-Lushnja