Ballina Flash

AKU, platformë bashkërendimi mbi sigurinë ushqimore për qarkun e Gjirokastrës

TIRANË, 25 janar /ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit,  Edmond Rrushi ka vijuar me takimet e punës mbi platformën e sigurisë ushqimore, këtë herë në qarkun e Gjirokastrës, duke u ndalur në bashkitë Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet.

Rrushi tha se, diskutimet u përqendruan në situatat aktuale të tregjeve në këto bashki, kushtet në të cilat tregtohet, teksa u vu theksi në forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet strukturave për përmirësimin e tyre.

Sipas tij, u diskutua gjerësisht edhe mbi problematikat, që paraqesin tregtarët ambulantë, sa i përket kushteve në të cilat tregtojnë.

“Bashkërenduam masat që do duhet të ndërmerren nga ana e bashkive, për rritjen e sigurisë ushqimore dhe parandalimin e çdo rreziku në mbrojtje të shëndetit të konsumatorin”, tha ai.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Dhjetëfishohen aktet antisemite
Artikulli tjetërLargohet posteri ilegal në Zveçan, Sveçla: Imazhet e diktatorëve, jo të pranueshme në Kosovë