Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 24/01/2024

BOTË – Dita Ndërkombëtare e Arsimit.

ANTVERP (Belgjikë) – Nisja e “Aleancës Portuale Evropiane”, një partneritet publik-privat, për të luftuar trafikun e drogës dhe krimin e organizuar.

VARSHAVË (Poloni) – Fermerët protestojnë kundër fluksit të pakontrolluar të produkteve ushqimore ukrainase.

BRUKSEL (Belgjikë) – Prezantimi nga Komisioni Evropian i një sistemi të sigurisë ekonomike.

GÉRARDMER (Francë) – Edicioni i 31-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Fantastik.

MADRID (Spanjë) – Panairi Ndërkombëtar i Turizmit (FITUR).

BERLIN (Gjermani) – Kancelari gjerman Olaf Scholz takohet me homologun e tij sllovak Robert Fico.

CULVER CITY (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) – Premiera e filmit “The Underdoggs”.

CUPERTINO (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) – 40-vjetori i prezantimit nga ”Apple” të kompjuterit të parë ”Macintosh”.

LUANDA (Angola) – Vizitë e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

ARGJENTINË – Greva kombëtare në Argjentinë me thirrjen e sindikatës CGT kundër masave qeveritare të presidentit Javier Milei./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë, 24 janar 2024
Artikulli tjetër“Travel off Path”: Shqipëria mes destinacioneve ende të përballueshme në 2024-n