Ballina Ekonomi

Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare rritet në 6.78%

TIRANË, 23 janar /ATSH/ Ankandi i obligacioneve 10-vjeçare që u zhvillua të hënën shënoi rritje të normave të interesit (yield-eve).

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kuponi dhe yield-i uniform i pranuar i obligacioneve 10-vjeçare arriti në 6.78%. Yield-i i obligacioneve është në rritje krahasuar me nivelin 6.44% në rihapjen e ankandit të fundit të këtyre instrumenteve, që ishte zhvilluar në tetor të vitit të kaluar.

Nga 4 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim, në ankand u paraqitën kërkesa totale në vlerën e 4.77 miliardë lekëve.

Ministria e Financave vendosi të rrisë shumën e kërkesave të pranuar në 4.15 miliardë lekë. Në ankandet e obligacioneve, yield-i përcaktohet si uniform me yield-in e kërkesës më të lartë të pranuar.

Në këtë mënyrë, pranimi i më shumë kërkesave ndikon edhe në rritjen e yield-it të obligacionit, thekson BSH-ja.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhixho: PE vulosi se komisionet hetimore janë mekanizmi bazë i kontrollit parlamentar
Artikulli tjetërTakimi BE-Shqipëri, vlerësim i progresit në zbatimin e reformave për integrimin