Ballina Flash

Luan Baçi: PD mbështet protestat e blegtorëve

TIRANË, 23 janar/ATSH/ Një grup fermerësh bllokuan këtë mëngjes rrugën në Levan të Fierit, në një protestë kundër uljes së çmimit të qumështit.

Në një reagim për medie, deputeti i PD-së Luan Baçi  siguroi blegtorët, nga Fieri, Vlora dhe nga gjithë Shqipëria për mbështetjen e pakursyer të Partisë Demokratike.

“Protesta e blegtorëve nuk është shfaqje nga ato që bën qeveria, por klithmë nevoje. Është nxitur nga ulja drastike e çmimeve të qumështit nga fabrikat përpunuese, nga 180 lekë për litër vjet, në vetëm 120 lekë për litër sot. Kjo ka sjellë një krizë mbijetese për blegtoret, duke i detyruar disa prej tyre të mbyllin bizneset ose të therin tufat”, u shpreh ai.

Baçi theksoi se blegtorët kanë paralajmëruar për intensifikimin e protestave, përfshirë bllokimin e rrugëve dhe refuzimin demonstrativ të dorëzimit të qumështit dhe PD do t’i mbështesë.

“Beteja e çdo shqiptari për jetë më të mirë dhe dinjitet është edhe betejë e Partisë Demokratike”, tha ai.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNderi i Kombit, Dhimitër Anagnosti feston sot 88-vjetorin
Artikulli tjetërBM – Sunak: Houthi të ndalojë sulmet e paligjshme dhe të papranueshme