Ballina Flash

“Tempulli”, Policia e Fierit arreston 20 shtetas

TIRANË, 22 janar/ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë Fier në vijim të fazës së dytë të megaoperacionit “Tempulli” ka arrestuar sot 20 shtetas.
Në një njoftim për shtyp Policia e Fierit ka dhënë detaje lidhur me megaoperacionin “Tempulli” në kuadër të cilit u lëshuan 30 urdhër-arreste, nga të cilët, u arrestuan 20 persona, 8 po hetohen në gjendje të lirë ndërsa 2 janë në kërkim.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 820 gram cannabis sattiva, ⁠15 ml vaj canabisi, ⁠116 gramë kokainë, ⁠2 gramë heroinë,  ⁠2 thika, ⁠25 fishekë model 54, 17 ⁠mjete dhe 34 ⁠telefona 34
Policia e Fierit bën të ditur se vijon puna për goditjen e këtij fenomeni.
/k.s/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjykatësja në mbrojtje të posaçme, Manja: Në mbështetje të profesionistëve të drejtësisë
Artikulli tjetërDenaj: Ndërlidhja e fermerëve me përpunuesit e qumështit të jetë e favorshme për të gjithë