Ballina Flash

Ferguson në tjetër betejë me kancerin e lëkurës

BERLIN, 22 janar /ATSH-ANSA/ – Sarah Ferguson, Dukesha e Jorkut, është diagnostikuar me kancer të lëkurës, vetëm gjashtë muaj pasi u trajtua për kancerin e gjirit.

Diagnoza ishte ”melanoma malinje”, një formë e kancerit të lëkurës, e zbuluar pasi asaj iu hoqën disa nishane, njëri prej të cilëve u identifikua si kanceroz.

Zëdhënësi i dukeshës tha se Sarah do t’i duhet t’i nënshtrohet hetimeve të mëtejshme për të siguruar që kanceri të ishte kapur në fazat e hershme.

”Dermatologu i saj kërkoi që disa nishane të hiqeshin dhe të analizoheshin ndërsa dukesha iu nënshtrua një operacioni rindërtues pas mastektomisë së saj dhe një prej tyre u identifikua si kancerogjen”, shtoi ai.

“Dukesha po i nënshtrohet hetimeve të mëtejshme për të siguruar që kanceri të zbulohej në fazat e hershme. Është e qartë se një tjetër diagnozë kaq shpejt pas trajtimit për kancerin e gjirit ishte shqetësuese, por Dukesha mbetet në humor të mirë”, shtoi ai./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla viziton në spital turistët zviceranë, u shpëtuan pas disa orë kërkimesh në Korab
Artikulli tjetërDrejtuesit e rinj të shkollave, Manastirliu: Deri tani 678 aplikantë