Ballina Bota

ZVICËR – Kërcënim me bombë në aeroportin e Bazelit

GJENEVË, 21 janar /ATSH-DPA/ – EuroAeroporti pranë Bazelit, Zvicër, u mbyll për disa orë sot në mëngjes për shkak të një kërcënimi me bombë duke çuar ne evakuimin e terminalit, sipas zyrtarëve të aeroportit.

Aeroporti ndodhet në Francë në trekëndëshin kufitar midis Francës, Zvicrës dhe Gjermanisë. Ai operohet së bashku nga autoritetet franceze dhe zvicerane.

Sipas aeroportit, operacionet e fluturimit u pezulluan dhe aksesi në aeroport u mbyll para orës 6:00 të mëngjesit.

“Asnjë rrezik për stafin dhe pasagjerët,” njoftuan autoritetet në X, dikur Twitter.

Aeroporti njoftoi se operacionet e fluturimeve kishin rifilluar gradualisht, por me disa fluturime të anuluara dhe vonesa.

Tetorin e kaluar, EuroAeroporti i Bazelit dhe disa aeroporte të tjera rajonale në Francë u përfshinë nga kërcënime të rreme me bomba.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDëbora e reshjet, Policia rrugore prezentë në të gjitha akset në ndihmë të qytetarëve
Artikulli tjetër104-vjetori i Kongresit të Lushnjes, Balla: Mesazh bashkimi, ta lartësojmë këtë moment historik