Ballina Bota

PHENIAN – Putini i gatshëm për të vizituar Korenë e Veriut

SEUL, 21 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmërinë e tij për të vizituar Korenë e Veriut së shpejti, njoftoi sot media shtetërore.

Putin falenderoi udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un për ftesën për të vizituar Phenianin, duke shprehur gatishmërinë e tij për të vizituar vendin “në një datë të hershme”, tha agjencia e lajmeve e kontrolluar nga shteti KCNA.

Agjencia tha se qeveria e Koresë së Veriut është e gatshme të përshëndesë mikun më të ngushtë të popullit korean me sinqeritetin më të madh.

Lidhjet e thelluara midis Moskës dhe Phenianit shihen me dyshim dhe shqetësim jashtë vendit.

Koreja e Veriut besohet se ka furnizuar Rusinë me municione, duke përfshirë raketa balistike, për luftën e saj kundër Ukrainës.

Dyshohet se Rusia, një fuqi e madhe ushtarake, mund të ofrojë asistencë teknike për programet e armëve të Koresë së Veriut.

Më herët gjatë javës Rusia rikonfirmoi bashkëpunimin e saj të ngushtë me Korenë e Veriut gjatë një vizite treditore të Ministrit të Jashtëm Choe Son Hui në Moskë.

Si një simbol i bashkëpunim të ngushtë, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un vizitoi Lindjen e Largët Ruse shtatorin e kaluar dhe u takua me Putinin.

Kjo u pasua nga një vizitë e ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov në Phenian.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak21 janari, Manja: Pushteti vrau pabesisht 4 qytetarë të pafajshëm
Artikulli tjetër21 janari, Rama: SPAK dhe Gjykata e Posaçme, prova inkurajuese që drejtësia në këtë vend është e mundur