Ballina Bota

TEHERAN – Pakistani i përgjigjet sulmeve, të paktën nëntë të vdekur në Iran

TEHERAN, 18 janar /ATSH-ANSA/ – Pakistani i është kundërpërgjigjur Iranit me të ”njëjtën monedhë” pas sulmeve në tokën e tij.

Ushtria e Islamabadit nisi sulme ajrore gjatë natës “kundër grupeve militante anti-pakistaneze” rreth Saravanit, një qytet në provincën juglindore iraniane të Sistanit dhe Baluchistanit, në kufirin midis dy vendeve, dy ditë pasi Teherani nga ana e tij kishte goditur grupin Jaish al-Adl (Ushtria e Drejtësisë) duke vrarë dy fëmijë.

Për vite me radhë, Pakistani,i pajisur me armë bërthamore dhe Irani kanë akuzuar njëri-tjetrin për pritjen e grupeve të separatistëve Baloch në zonat përgjatë 1000 km të kufirit të përbashkët, por sulme të ngjashme nuk kanë ndodhur kurrë.

Kryeministri i përkohshëm pakistanez Anwar-ul-Haq Kakar u kthye me nxitim nga Davos për të ndjekur zhvillimet.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Biden: Sulmet ajrore kundër Houthi-ve të Jemenit do të vazhdojnë
Artikulli tjetërStresi në moshë të re rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës më vonë