Ballina Bota

PARIS – Macron: Rënia e lindjeve shqetësuese për kombin

PARIS, 16 janar /ATSH-ANSA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë konferencës për shtyp në Elysee, njoftoi futjen e një “leje lindjeje” (leje prindërore) gjashtëmujore për të dy prindërit.

Në ditën kur Insee (Instituti Kombëtar i Statistikave), njoftoi një rënie të mprehtë të nivelit të lindjeve, më e ulëta që nga periudha e pasluftës (më pak se 700,000 foshnja të lindura në 2023), Macron nënvizoi se ”niveli i lindjeve po bie gjithashtu sepse infertiliteti mashkullor dhe femëror përparon duke bërë që shumë burra dhe gra të vuajnë”.

Duke folur për “tabunë e shekullit”, ai shpalli gjithashtu një “plan madhor” kundër kësaj plage. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama ndan pamje nga Puka e mbuluar me borë
Artikulli tjetërLONDER – BM, Japonia, Koreja e Veriut dënojnë lëshimin e raketës balistike nga Koreja e Veriut