Ballina Aktualitet

Balla: “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, 22 të ndaluar e të proceduar

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sot në rrjetet sociale për rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit në 2 operacione kombëtare për goditjen e paligjshmërisë.

Balla u shpreh se Policia e Shtetit përmes operacioneve kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit” gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar/proceduar 22 shtetas në Tiranë, Dibër, Durrës, Korçë, Elbasan dhe Sarandë.

Po ashtu, është arritur të kapen 2 shtetas në kërkim nga drejtësia, janë goditur 7 raste të kontrabandës, 2 të dhunës në familje dhe të përndjekjes. Është sekuestruar sasi lëndësh narkotike në Dibër, mallra të kontrabanduara në Tiranë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNjë tjetër roman në shqip i nobelistes Olga Tokarczuk
Artikulli tjetër“Polish Aid” mbështet Shqipërinë