TIRANË, 15 janar /ATSH/ Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, Monica Merino, vizitoi Qendrën Komunitare Multifunksionale në Devoll.
Merino e vlerësoj investimin në ngritjen e kësaj qendre, një dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë me Bashkinë Devoll dhe komunitetet lokale, në kuadër të një projekti rajonal të financuar nga BE-ja: “Projekti për Riintegrimin e të Rikthyerve Romë dhe Egjiptianë“.
“Ky projekt jetik është më shumë se thjesht një qendër, është një mbështetje e madhe për komunitetet në nevojë”, tha Merino.
Qendra Komunitare Multifunksionale në Devoll, ofron shërbime për fëmijët me aftësi të kufizuara, programe pas mësimit për fëmijët nga shtresat në nevojë, për fuqizimin e grave të kthyera nga emigracioni dhe mbështetje për hapjen e bizneseve, deri tek mbështetja e të rinjve për t’u bërë guida turistike.
Merino u njoh nga afër me punën që bëhet në këtë qendër, teksa vlerësoi projektin rajonal me rëndësi për ndryshimet pozitive që po sjell në jetën e grave dhe burrave vulnerabël.























