Ballina Ekonomi

Denaj: Tregu i ri bujqësor në Peqin, objekt bashkëkohor

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ishte sot në Peqin ku inspektoi punimet në tregun e ri bujqësor.

Denaj u shpreh se ky treg është një objekt bashkëkohor prej 1050 metra katrorë, me sistem kanalizimi dhe parkim.

“Ky investim prej 17 milionë lekë mbështetur nga Skema Kombëtare, përfundon në muajin shkurt dhe do i shërbejë 2500 fermerëve për të tregtuar produktet në kushtet më të mira”, theksoi Denaj.

“Jemi të angazhuar në zgjerimin e infrastrukturës tregtare, duke i dhënë një dimension të ri tregjeve tradicionale edhe në qytete të tjera të vendit. Me diversifikimin e ofertës, ku ndërlidhim edhe turizmin bashkë me ofertën ushqimore, mund t’i kthejmë këto tregje në motor ekonomie për zonën”, nënvizoi ministrja.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTAJPEI – Presidenti i sapozgjedhur Lai: I vendosur të mbroj Tajvanin nga kërcënimet e Kinës
Artikulli tjetërKumbaro: Censusi ndërkombëtar i shpendëve ujorë dimërues, ngjarje e rëndësishme