TIRANË, 12 janar /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se po vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë në të gjitha akset kombëtare, duke ndërhyrë kudo ka nevojë për të garantuar rrugë të pastra dhe të sigurta.
Sipas ARRSH-së, përgjatë segmentit Elbasan-Peqin është bërë riparimi dhe zëvendësimi i barrierave të dëmtuara me barriera të reja.
Gjithashtu është kryer edhe rifreskimi i sinjalistikës dhe pastrimi i kanaleve mbi muret pritëse duke shmangur rënien e inerteve në trup të rrugës























