TIRANË, 10 janar /ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot konfimimin në detyrë për subjektin e rivlerësimit, Zena Lila, prokurore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
Trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Firdes Shulin vendosi ta kalojë në 3 shtyllat e vlerësimit prokuroren Lila, kriterin financiar, atë profesional dhe pastërtinë e figurës.
Në seancën dëgjimore për procesin e saj të rivlerësimit të zhvilluar më 13 dhjetor Prokurorja e Elbasanit, Zena Lila nuk u paraqit në KPK, teksa u përfaqësua prej avokatit Fatmir Lushi.
Zena Lila përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe punon prej dy dekadash si prokurore në Prokurorinë e Elbasanit.












