Ballina Kryesore

Rama: Mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024 në parlament, qeveri dhe parti

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Shëngjin kabinetin qeveritar, në një takim të zgjeruar dyditor ku në fokus janë objektivat për vitin 2024.

“Mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024 në parlament, qeveri dhe parti”, shprehet Rama në një postim në rrjetet sociale krahas fotove të publikuara.

Mësohet se në fokus të diskutimeve në këtë mbledhje do të jetë analiza dhe vlerësimi i punës së çdo ministrie për vitin që lamë pas.

Përveç ministrave, në këtë takim janë të pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, kreu i grupit parlamentar Bledi Çuçi, si edhe krerët e komisioneve parlamentare, zv.ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStudimi alarmant, sa copa të padukshme nanoplastike përmban një litër uji në shishe?
Artikulli tjetërTEL AVIV – Blinken: Numri i viktimave civile, veçanërisht ai i fëmijëve në Gaza, shumë i lartë