Ballina Bota

BRUKSEL – Josep Borrell viziton Libanin

BRUKSEL, 5 janar /ATSH-AA/ – Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, më 5-7 janar do të vizitojë Libanin.

Në kuadër të vizitës, sipas njoftimit, Borell do të takohet me zyrtarë të lartë përfshirë kryeministrin libanez Najib Mikati dhe ministrin e Jashtëm, Abdallah Bou Habib.

Gjatë vizitës së Borrellit do të diskutohen çështje të tilla si situata në Gaza dhe efektet e saj rajonale, veçanërisht në kufirin Izrael-Liban, rëndësia e shmangies së përshkallëzimit të tensioneve dhe vazhdimi i ndihmës humanitare për civilët.

“Borrell do të përsërisë rëndësinë e rritjes së përpjekjeve diplomatike me liderët rajonalë për të krijuar kushte për një zgjidhje përfundimtare dhe të qëndrueshme për Izraelin, Palestinën dhe rajonin”, thuhet në njoftim.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVrau veten prej bullizmit, Policia: Vijon hetimi për kapjen e personave që keqpërdorën të dhënat e 41-vjeçares
Artikulli tjetërUlutash takon shefin e AKI-së dhe kreun e policisë: Të vazhdohet koordinimi