Ballina Flash

Parashikimi i motit, 3 janar 2024

default

TIRANË, 3 janar/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit dhe lokalisht deri mesatar në veri gjatë mesditës.Parashikohet mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim të shikimit në orët e mëngjesit në zonat luginore si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi 10-14m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër   Re shi diell
Kukës 5/12 Re shi diell
Lezhë 10/15 Re shi diell
Dibër 5/9 Re shi diell
Durrës 8/19 Re shi diell
Tiranë 12/16 Re shi diell
Elbasan 8/14 Re shi diell
Berat 7/16 Re shi diell
Vlorë 9/17 Re shi diell
Korçë 4/11 Re shi diell
Gjirokastër 5/14 Re shi diell
Sarandë 8/16 Re shi diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMAROK – Ndalohen mbi 1 100 migrantë që shkonin në Spanjë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/01/2024