Ballina Flash

Veliaj: Piramida, shtëpia e të rinjve për 200 vitet e ardhshme

TIRANE, 1 janar/ATSH/ Kryebashkiaku Erion Veliaj, i ftuar në Report Tv thotë se viti 2023 ishte një vit sfidues për shkak të luftës në Ukrainë.

Veliaj thotë se tashmë Piramida është shtëpia më e madhe për të rinjtë në gjithë rajonin edhe për 200 vitet e ardhshme.

“Ishte një vit sfidues. Duke qenë se një pjesë e madhe e investimeve ndodh me mallra që lëvrohen në bursë, siç është çeliku, betoni. Nga lufta në Ukrainë kishim shumë vonesa, piramida. Varesh nga trendët botëror, pandemia, impakti i luftës. Ishte një vit, u vonuan shumë projekte, por në finale ja vlejti pritja. Edhe pse ishte fushata, u thash kolegëve do bëjmë diçka që do jetë edhe për 200 vitet e ardhshme, fushatat shkojnë e vijnë. Asgjë me ngut, do presim cilësinë me të mirë të materialeve që do u rezistojnë kohës dhe do jetë pjesë e një shtëpi rinie më e madhja në Ballkan për punët e të ardhmes”, tha Veliaj.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Tsai: Tajvani dhe Kina të ndajnë përgjegjësitë për ruajtjen e paqes
Artikulli tjetërSimbolet shtetërore të Kosovës nuk mbulohen më në targa gjatë hyrjes në Serbi