Ballina Flash

Rama: Zbulo shpirtin e Shqipërisë përmes agroturizmeve

TIRANË, 31 dhjetor/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video-mesazh si një sugjerim për të zbuluar shpirtin e Shqipërisë përmes agroturizmeve.

Rama shprehet: “si një simfoni ku shijohet natyra, mikpritja e ngrohtë e fermerëve dhe ushqimi i freskët shërbyer me shumë dashuri bashkë me verërat e prodhuara me mjeshtëri, në vitin më fantastik të turizmit shqiptar”.

Të ardhurat gjatë vitit 2023 kanë qenë më të larta se sa një vit më parë dhe me një rritje të ndjeshme mbi ato të parashikuara.

Kryeministri Rama është shprehur se “në 9-mujorin e parë vetëm nga turizmi Shqipëria ka përfituar 3.2 miliardë euro të hyra”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNata e ndërrimit të viteve, ritet dhe traditat e festës në Shqipëri dhe botë
Artikulli tjetërRrumbullaku uron punonjësit e Policisë: Mirënjohje e vlerësim për punën tuaj