Ballina Bota

TEHERAN – Irani ekzekuton katër persona të lidhur me Mosadin

TEHERAN, 30 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Nasim Namazi u var në të gdhirë, për shkak të “spiunazhit për Izraelin”, ndërsa mbrëmë dënimi me vdekje ishte kryer tashmë për tre të burgosur të tjerë të dënuar me të njëjtën akuzë, Vafa Hanareh, Aram Omari dhe Rahman Parhazo.

Pas arrestimit të tyre në vitin 2022, drejtësia iraniane i shpalli ata fajtorë për “moharebeh” (armiqësi kundër Zotit) dhe krime lufte dhe korrupsion përmes bashkëpunimit me regjimin sionist.

Sipas drejtësisë së Teheranit, katër të burgosurit e varur në burgun e Urmias, në Iranin veriperëndimor, kishin “kryer, me udhëzimet e Mossad, shumë veprime kundër sigurisë së vendit”.

Ndër detyrat e tyre, ata identifikojnë anëtarët e forcave të inteligjencës iraniane dhe mbledhin informacion rreth tyre, në këmbim të parave nga shërbimet sekrete izraelite për disa misione të kryera në provincat e Azerbajxhanit Perëndimor, Teheranit dhe Hormozganit.

Gjashtë persona të tjerë të përfshirë në të njëjtën çështje u dënuan me 10 vjet burg. Dënimi me vdekje për një të burgosur tjetër të dënuar gjithashtu për bashkëpunim me Mossad-in u krye vetëm dy javë më parë, në provincën juglindore të Sistan-Baluchistan.

Sipas OJQ-së norvegjeze ‘Hengaw’, ekzekutimet janë “hakmarrja e Iranit kundër Izraelit për vrasjen në Siri ditët e fundit të Seyed Razi Mousavi”, një anëtar i rëndësishëm i Gardës Revolucionare. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNJU JORK – Trump do të apelojë vendimin e Kolorado dhe Maine
Artikulli tjetërEfektivët e Policisë Bashkiake dhurata për fëmijët e Qendrës Komunitare për Persona me Aftësi të Kufizuar