Ballina Ekonomi

DSHPA, garanton menaxhimin e infrastrukturës dhe kontrollin e peshkimit

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave, miratoi në mbledhjen e fundit krijimin e Drejtorisë së Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës (DSHPA).
Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, DSHPA-ja ka si mision të garantojë menaxhimin e infrastrukturës së peshkimit dhe të lidhur me peshkimin, aktivitetet e kontrollit, inspektimit, monitorimit të hapësirës detare dhe grumbullimin e të dhënave në fushën e peshkimit e të akuakulturës.
DSHPA-ja e ushtron veprimtarinë në këto fusha përgjegjësie: Kryerjen e aktiviteteve të shërbimeve në peshkim dhe akuakulturë; Menaxhimin e infrastrukturës së peshkimit dhe të lidhur me peshkimin, sipas njërës prej mënyrave të parashikuara në legjislacionin në fuqi për peshkimin; Kryerjen e aktiviteteve të kontrollit e të inspektimit.
Ajo e shtrin veprimtarinë e saj, në të gjithë territorin e vendit dhe organizohet në nivel qendror.
Ky institucion i rëndësishëm, përcakton objektivat vjetorë, në përputhje me objektivat strategjikë të ministrisë; Planifikon, bashkërendon dhe monitoron veprimtarinë e sektorëve të DSHPA-së; Siguron unifikimin e praktikave të kontrollit e të menaxhimit të peshkimit dhe akuakulturës; Miraton dhe monitoron zbatimin e programit dhe raportin vjetor të monitorimit, kontrollit dhe menaxhimit të infrastrukturës; Nxjerr urdhra organizativë për mbarëvajtjen e vazhdueshme të punës për përcaktimin e procedurave, kompetencave, detyrave dhe funksioneve për kryerjen e veprimtarive të kontrollit, inspektimit dhe menaxhimit të infrastrukturës për strukturat e DSHPA-së; Përgatit një vlerësim të të ardhurave e të shpenzimeve dhe zbaton buxhetin e alokuar; Përgatit programin vjetor të inspektimit dhe, pas konsultimit me Inspektoratin Qendror, e paraqet për miratim në ministri.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNjë pagë shpërblim për punonjësit e angazhuar në procesin “screening”
Artikulli tjetërNdërtimi i Institutit të Policisë Shkencore, kompensim shpronësimeve