Ballina Flash

Vallja devollite, “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”.

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/  Vallja devollite shpallet “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri me dije përmes rrjeteve sociale se, pas shqyrtimit të propozimit të Shoqatës atdhetare kulturore “Devolli” dhe Bashkisë së Devollit, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale vendosi që kjo valle burrash që interpretohet në zonën e Devollit dhe Korçës, që ngre peshë zemrat e shqiptarëve sa herë që kulmon nëpër festa e gëzime, të hyjë listën e kryevlerave kombëtare.

Gjatë ditëve festive të dhjetorit, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale shpalli pasuri kombëtare edhe “Fyejt e Gramshit” ndërsa më herët, veshja e gruas mirditase u shpall “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëshilli i Diasporës: Uran Ferizi do të vendosë ura të forta komunikimi mes Shqipërisë e Britanisë së Madhe
Artikulli tjetërAKSHI: Sulmet kibernetike s’kanë lidhje me sigurinë e sistemeve, por vetëm me bllokimin e faqeve publike