Ballina Flash

HAPËSIRË – Kina lëshon tre satelitë

PEKIN, 26 dhjetor /ATSH-AA/ – Kina ka lëshuar në hapësirë tre satelitë nga deti, për herë të dytë këtë muaj.

Në misionin e saj të 503-të, një raketë ”Long March-11” lëshoi tre satelitë ”Shiyan-24C” nga qendra e nisjes satelitore ”Taiyuan”, në ujërat pranë brigjeve të qytetit Yangjiang në provincën jugore Guangdong, raportoi agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Hsinhua.

Satelitët ”Shiyan-24C” do të përdoren për eksperimente shkencore dhe teknologjike hapësinore.

Në fillim të këtij muaji, Kina lëshoi për herë të parë një satelit në hapësirë nga Deti i Kinës Jugore.

Qendra e lëshimit të satelitëve ”Taiyuan” kishte lëshuar raketën ”Smart Dragon-3” (SD-3) që mbante satelitin CX-19 në orbitën e planifikuar për të testuar teknologjitë e internetit satelitor./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha të rinjve: Shqipëria pret heronj nga ju
Artikulli tjetër55 fitues të Olimpiadave Kombëtare, Manastirliu: Mbështesim talentet, mirënjohje mësuesve për punën e tyre