Ballina Ekonomi

DPD: Pezullohen punonjës të Degës Doganore në Kakavijë

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Komisioni disiplinor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave vendosi pezullimin nga puna për punonjësit e Degës Doganore Kakavijë dhe grupit të Antikontrabandës, për moszbatim të procedurave doganore.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi sot se, bazuar në Kodin Doganor është përgjegjësi personale e çdo punonjësi që të zbatojë procedurat sipas Kodit Doganor dhe Kodit të Etikës, të njihet me pasojat e moszbatimit të tij, si dhe të ruajë imazhin dhe statusin e Administratës Doganore.

Strukturat ligjzbatuese të ADSH-së kanë nisur hetimin e thelluar sipas legjislacionit në fuqi për këtë rast, thuhet në njoftim.

Administrata Doganore bashkëpunon me të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese për të ndëshkuar çdo abuzim me detyrën, bën të ditur DPD.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRealizohet transplanti i parë tek një fëmijë nga një donator me zemër të pushuar
Artikulli tjetërBalla: AMP do të rrisë forcën goditëse ndaj të gjitha formave të krimit ekonomik