Ballina Aktualitet

Rama: Shtohet kurora e gjelbër në malin e Taraboshit në Shkodër

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ Pas dëmtimeve të vazhdueshme nga zjarret, mali i Taraboshit po ripyllëzohet falë nismës së bashkisë Shkodër për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra.

Kryeministri Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga mali i Taraboshit, ku të rinjtë vijuan me mbjelljen e fidanëve për shtimin e kurorës së gjelbër.

“Kënaqësi të shohësh të rinjtë shembull të ruajtjes së mjedisit që së bashku me vullnetarët e Eko Mendje-s, iu bashkuan nismës për shtimin e kurorës së gjelbër në Tarabosh, Shkodër”, u shpreh Rama.

Kryeministri u shpreh se kjo sinergji do të na shoqërojë gjatë gjithë vitit 2024, i cili do t’u kushtohet pyjeve: programeve të pyllëzimit, rehabilitimit, ndërgjegjësimit dhe shumë nismave të tjera.

Mali i Taraboshit është pak i veshur me bimësi dhe është mali më i lartë në Shkodrën veriore dhe është shpallur si zonë e mbrojtur.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVendimi i GJED për Superligën, FSHF: Jemi me UEFA-n për zhvillimin e futbollit mbi parimet e konkurrencës së hapur
Artikulli tjetërFOKUS – IAEA: Reaktor i ri bërthamor në Korenë e Veriut