Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 20 dhjetor 2023

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët. Në porët e mesditës pritet shtim i vranësirave deri në mesatare të larta transparente.

Mjegull/mjegullina do të jetë prezente në orët e mëngjesit në zonat luginore, nuk do të mungojnë as ngricat përgjatë akseve rrugore në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtesi mesatare 1-5m/sek, ndërsa në bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri 8-10m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 0/14 Diell
Kukës -2/5 Diell
Lezhë 7/16 Diell
Dibër -2/10 Diell
Durrës 3/17 Diell
Tiranë 2/19 Diell
Elbasan 4/16 Diell
Berat -1/13 Diell
Vlorë 0/15 Diell
Korcë            -1/7 Diell
Gjirokastër -4/13 Diell
Sarandë 4/16 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEL AVIV – Gallant: Izraeli do t’i çojë liderët e Hamasit në vendin që meritojnë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/12/2023