TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të ngrohta dhe të thata perëndimore me origjinë nga periferia e Anticiklonit të Azoreve.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Mjegullina do të jetë e pranishme në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit po ashtu nuk do të mungojnë as ngricat përgjatë akseve rrugore në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa në bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri 11m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 2/14 | Diell |
| Kukës | 2/9 | Diell |
| Lezhë | 6/14 | Diell |
| Dibër | 0/11 | Diell |
| Durrës | 5/18 | Diell |
| Tiranë | 5/17 | Diell |
| Elbasan | 2/16 | Diell |
| Berat | 1/18 | Diell |
| Vlorë | 5/18 | Diell |
| Korçë | -2/7 | Diell |
| Gjirokastër | 3/16 | Diell |
| Sarandë | 5/16 | Diell |























