Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/12/2023

BERLIN (Gjermani) – Kancelari Scholz pret kryeministrin sllovak Robert Fico.

STOKHOLM (Suedi) – Vendimi i apelit për Hamid Noury, ish-drejtor i burgut iranian i dënuar me burgim të përjetshëm në Suedi.

RUSI – Kongresi i partisë nacionaliste pro Kremlinit, LDPR.

PARIS (Francë) – Publikimi i projeksioneve makroekonomike 2023-2025 nga ”Banque de France”.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i ministrave evropianë të Energjisë.

FRANKFURT (Gjermani) – BQE flet për rreziqet që rëndojnë bankat e mëdha në eurozonë me veprimet korrigjuese të urdhëruara.

GJENEVË (Zvicër) – Komisioneri i Lartë jep një përditësim për Ukrainën në Këshillin e të Drejtave të Njeriut.

EDIMBURG (Mbretëria e Bashkuar) – Funerali i ish-ministrit të Financave, Alistair Darling.

OKB – Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për çështjen izraelito-palestineze.

UASHINGTON (SHBA) – Funerali i ish-gjyqtares Sandra Day O’Connor, gruaja e parë e emëruar në Gjykatën e Lartë Amerikane.

UOTËRLU (SHBA) – Takimi i Donald Trump.

AJOUA (SHBA) – Kandidatja republikane presidenciale Nikki Haley merr pjesë në një debat publik.

MARAKESH (Marok) – Edicioni i gjashtë i forumit arabo-rus.

LIMA (Peru) – Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) paraqet raportin e saj vjetor për Amerikën Latine dhe Karaibe./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e martë, 19 dhjetor 2023
Artikulli tjetërKINË – Dhjetëra të vdekur pas një tërmeti 6,2 ballë Rihter